Çfarë është Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut?


Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut është një gjykatë ndërkombëtare me qendër në Strasburg. Ajo përbëhet nga një numër gjyqtarësh, i njëjtë me numrin e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës që e kanë ratifikuar Konventën për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut – aktualisht ka dyzet e shtatë* gjyqtarë. Gjyqtarët gjykojnë në cilësi individuale dhe nuk përfaqësojnë asnjë shtet. Për shqyrtimin e kërkesave, Gjykata ndihmohet nga Sekretariati i përbërë kryesisht nga juristë të të gjitha shteteve anëtare (të cilët njihen si referentë). Juristët janë krejtësisht të pavarur nga shteti nga i cili vijnë dhe nuk përfaqësojnë as kërkuesit, as shtetet përkatëse.

* Disa prej shteteve anëtare nuk kanë ratifikuar të gjitha Protokollet e Konventës (instru- mente që krijojnë të drejta shtesë). Informacion të mëtejshëm në lidhje me këtë çështje mund të gjeni në faqen tonë zyrtare të internetit.

 


Did you find this article useful?