Kufizimi i të drejtave nga marrëveshja kolektive nëse në kohën e vlefshmërisë së marrëveshjes kolektive miratohet ligj


Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Seancën e përgjithshme të mbajtur më datë 14.12.2020, duke shqyrtuar sipas iniciativës së Goran Naciq, avokat nga Shkupi, në bazë të nenit 101 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nenit 37 paragrafi 1 alineja 1 të Ligjit për gjykatat (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 58/2006, 35/2008, 150/2010, 83/2018, 198/2018 dhe 96/2019), me shumicë të votave, miratoi si vijon:

MENDIM JURIDIK PARIMOR

Nëse në kohën e vlefshmërisë së marrëveshjes kolektive, në nivel të punëdhënësit miratohet ligj, me të cilin të drejtat e konstatuara nga organi për drejtimin e ndërmarrjes publike të përcaktuara me marrëveshjen kolektive kufizohen, lidhur me ato të drejta zbatohet ligji.

Arsyetim

Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Seancën e përgjithshme duke vendosur sipas iniciativës së Goran Naciq, avokat nga Shkupi, në përputhje me nenin 37 alineja 1 të Ligjit për gjykatat, çmon se janë plotësuar kushtet për miratimin e mendimit juridik parimor. Kjo, në mënyrë që do të shqyrtojë konfliktine qarkullimit juridik, të shkaktuar me (mos) respektimin e të drejtave të përcaktuara me ligj dhe përgjegjësitë, kundrejt atyre të rregulluara me marrëveshjen kolektive në nivelin e punëdhënësit në ndërmarrjen(et) publike. Ajo gjatë gjendjes së punëve kur ligji i definon të drejtat e drejtorit (organ për udhëheqjen) të ndërmarrjes publike dhe e rregullon mënyrën e formimit të rrogës për të punësuarit në ndërmarrjet publike, ndërsa marrëveshja kolektive në nivelin e punëdhënësit jep të drejtën – autorizimin ndryshe të asaj të përcaktuar me ligj, që sjell në përcaktimin e vlerës së pikës për llogaritjen e rrogës bazë. Rrjedhimisht edhe në rastet e tilla, cili parim ka suprimim në ndryshimin nëse në kohën e vlefshmërisë së marrëveshjes kolektive, miratohet ligj që e rregullon mënyrën e formimit të rrogave në ndërmarrjet publike, dhe me këtë edhe përcaktimin e vlerës së pikës për llogaritjen e rrogës bazë.

Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me nenin 8 paragrafi 1 alineja 3, sundimin e të drejtës e përcakton si vlerë themelore të rendit kushtetues, ndërsa në të drejtat ekonomike në përputhje me nenin 32 paragrafi 5 të Kushtetutës, realizimi i të drejtave së të punësuarve dhe pozita e tyre, rregullohen me ligj dhe me marrëveshje kolektive. Për garantimin e të drejtave dhe lirive themelore Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e jep në mënyrë që me nenin 51 përcaktohet se ligjet medoemos duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën, ndërsa të gjitha rregullat

e tjera me Kushtetutën dhe me ligjin, ndërsa me të edhe atë se secili e ka për detyrë ta respektojë Kushtetutën dhe ligjet.

Sipas nenit 110 alineja 1 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gjykata kushtetuese vendos për përputhshmërinë e ligjeve me Kushtetutën, ndërsa në përputhje me alinenë 2 të së njëjtit nen edhe për përputhshmërinë e rregullave të tjera dhe të marrëveshjeve kolektive me Kushtetutën dhe ligjet.

Iniciativa udhëzon në atë se, në vitin 2014 është lëshuar sistemi për llogaritjen e rrogave të formuar me marrëveshjet kolektive, ndërsa me Ligjin për ndërmarrje publike (Gazeta zyrtare e RM nr.41/14), me Ligjin për nëpunës administrativ (Gazeta zyrtare e RM nr.27/14) dhe me Ligjin për të punësuarit në sektorin publik (Gazeta zyrtare e RM nr.27/14), rregullohet mënyra e përcaktimit të rrogave për të punësuarit në ndërmarrjet publike.

Në rastin konkret, të punësuarit në Ndërmarrjen publike për ekonominë me pyjet shtetërore “Pyjet e Maqedonisë – Shkup” tani “Pyjet kombëtare” themelues i të cilëve është Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me Ligjin për ndërmarrje publike ka statusin e nëpunësve administrativ dhe nëpunësve publik, ofrues të shërbimeve publike dhe persona ndihmës - teknik, të cilët të drejtat e tyre nga marrëdhënia e punës i realizojnë sipas dispozitave të Ligjit për nëpunës administrativ (Gazeta zyrtare e RM nr. 27/14, 199/2014, 48/2015, 154/2015, 5/2016, 142/2016, 11/2018, 275/2019 dhe 14/202) dhe dispozitat e Ligjit për të punësuarit në sektorin publik (Gazeta zyrtare e RM nr.27/2014, 199/2014, 27/2016, 35/2018, 198/2018, 143/2019, 14/2020).

Klasifikimi, nivelet e vendeve të punës dhe kompensimet e rrogës për nëpunësit administrativ, si dhe komponentët e rrogës së tyre janë tërësisht të rregulluara me Ligjin për nëpunësit administrativ. Në përputhje me nenet 86, 87 dhe 89 të ligjit, rroga e nëpunësve administrativ përbëhet nga dy komponentë: rroga themelore, që nënkupton pjesën e rrogës për shkallën e arsimit, pjesën e rrogës për nivelin e vendit të punës dhe pjesën e rrogës për stazhin, të cilat pjesë shprehen në pikë dhe në komponentë ekskluzive, që nënkupton shtesa e rrogës për kushte të veçanta për punë, për përshtatje në tregun e punës, për punë nate, punë në ndërresa dhe punë jashtë orarit të punës.

Ligji për të punësuarit në sektorin publik, në nenin 7 parasheh parimin e menaxhimit me rezultatin e të punësuarve, që në vete nënkupton vendosjen e procedurave në institucionet për përcjelljen e tij të vazhdueshme dhe vlerësimin dhe propozimin e masave në përmirësimin e rezultateve të punës. Kjo, nëpërmjet të parametrave për vlerësimin e kualitetit, të dinamikës, të respektimit të afateve, të nivelit pr plotësimin e qëllimeve dhe detyrave të punës, orientimin servisor, profesionizmin dhe sjelljen e të punësuarit si dhe nëpërmjet kritereve të tjera specifike të përpunuara në institucionin konkret. Parametrat që janë dhënë janë bazë për zmadhimin ose zvogëlimin e rrogës për të punësuarit por edhe përpërcaktimin e shpërblimit në para ose llojit tjetër të shërbimit material ose jo material, avancimin ose kthimin prapa të punësuarve (sistemimin në vend pune të nivelit më të lartë ose më të ulët, ose ndërprerjen e marrëdhënies së punës në mënyrë dhe në procedurë të përcaktuar me ligj dhe me marrëveshje kolektive).

Në përputhje me nenin 37 të Ligjit për ndërmarrjet publike, vendet e punës grupohen në grupe dhe nëngrupe, në përputhje me dispozitat e Ligjit për të punësuarit në sektorin publik edhe atë: nëpunësit publik, të dhënësve të shërbimeve në ndërmarrjet publike dhe personat ndihmës – teknik dhe secila nga këto grupe ka të drejtë të rrogës të përcaktuar me ligj, në përputhje me statusin e tyre.

Me nenin 37 C të Ligjit për ndërmarrjet publike, rroga bazë dhe shtesat e rrogës i përcakton Këshilli drejtues, ndërsa vlerën e pikës e përcakton drejtori i ndërmarrjes publike. Në përputhje me nenin 19 paragrafi 2 pika 9 të ligjit, Këshilli drejtues i ndërmarrjes publike vendos akt për përcaktimin e vlerës së pikës për llogaritjen e rrogave në ndërmarrjet publike, përderisa në përputhje me nenin 11 paragrafi 1 pika 6 të ligjit, Themeluesi i ndërmarrjes publike jep pëlqim pr aktin e përcaktimit të lartësisë të vlerës së pikës për llogaritjen e rrogave së të punësuarve në ndërmarrjet publike. Vendimi, me të cilin themeluesi i ndërmarrjes publike ka dhënë pëlqim të aktit për përcaktimin e lartësisë të vlerës së pikës botohet në gazetë zyrtare.

Në bazë të së cituarës më lartë, si dhe nga analiza e përmbajtjes së dispozitave të tjera të ligjeve të theksuara, rrjedh se sa i përket nëpunësve administrativ, çështjet që kanë të bëjnë me klasifikimin, kategoritë dhe nivelet e vendeve të punës, si edhe çështjet lidhur me rrogën dhe kompensimet në rrogë në tërësi janë të rregulluara me ligj.

Është e diskutueshme se vallë, në nivel të ndërmarrjes publike – punëdhënësi, duke i marrë parasysh dispozitat e cituara të Ligjit për ndërmarrjet publike dhe Ligjit për të punësuarit në sektorin publik dhe Ligjit për nëpunësit administrativ, drejtor i ndërmarrjes publike, me rastin e të drejtës së përcaktuar me Marrëveshjen kolektive në nivelin e punëdhënësit, ka të drejtë që vlerën e pikës për llogaritjen e rrogës neto që përbëhet nga rroga bazë, një pjesë nga rroga për sukses pune dhe shtesa në rrogë, ta përcaktojë varësisht nga realizimi i planit financiar të prodhimit sipas kritereve të përcaktuara, sipas të cilës e determinon vlerën e pikës në dallim prej 0,70 deri 1,30 në nivel mujor të rrogës bazë dhe pjesës së rrogës që në vete përmban edhe komponentë tjetër.

Siç u theksua më parë, statusi, pozita juridike dhe sistemi i rrogave dhe përcaktimi i vlerës së pikës së të punësuarve në ndërmarrjet publike dhe përfundimi se në rendin juridik këto çështje janë plotësisht të rregulluara me ligj, parashtruesi i iniciativës argumenton edhe atë se, Gjykata kushtetuese në suaza të kompetencës së vet kushtetuese, në përputhje me nenin 110 dhe 112 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka miratuar Vendim U.nr.120/2019 nga 23.09.2020, me të cilin abrogohet neni 52 nga Marrëveshja kolektive për të punësuarit në Ndërmarrjen publike për ekonominë e pyjeve, emri i mëparshëm “Pyjet e Maqedonisë”, tani “Pyjet kombëtare”, PO Shkup të lidhur ndërmjet Sindikatës së të punësuarve nga Industria e drurit dhe të pyjeve të Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit Drejtues të NP “Pyjet e Maqedonisë” (Marrëveshja kolektive në nivelin e punëdhënësit nga viti 2006). Në pikën 4 të shqiptimit të këtij vendimi, Gjykata Kushtetuese konstaton se sipas nenit 52 të Marrëveshjes kolektive, vlerën e pikës e përcakton drejtori i ndërmarrjes çdo muaj varësisht nga realizimi i planit prodhues – financiar, në përputhje me kriteret e përcaktuara. Sipas paragrafit 2 të nenit 52 të Marrëveshjes kolektive, vlera e pikës

mund të lëviz prej 0,70 deri 1,30. Sipas pikës 2 të shqiptimit, Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, realizon veprim juridik nga dita e botimit në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, (të botuar në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr.251 nga 20 Tetori të vitit 2020).

Ashtu, gjatë situate të punëve kur Ligji për nëpunës administrativ, në nenin 88 paragrafi 3 rregullon se vlera e pikës për përllogaritjen e rrogave të nëpunësve publik përcaktohet çdo vit me vendim të themeluesit me propozim të funksionarit kompetent, në afat prej dhjetë ditëve nga hyrja në fuqi të buxhetit të institucionit, që në rastin konkret do të thotë me Vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut – Themelues i Ndërmarrjes publike, me propozim të ministrit që menaxhon Me Ministrinë e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, që në vete do të thotë drejtësia është përcaktuar me Marrëveshjen kolektive në nivelin e NP “Pyjet kombëtare” vlerën e pikës për rrogën bazë në nivelin mujor ta përcaktojë drejtori i NP në dallim nga 0,70 deri 1,30 për nëpunësit administrativ, nuk është në përputhshmëri me ligjin dhe mundëson që të punësuarit me të njëjtin status – në nivel mujor të marrin rrogë bazë më të ulët, nga ajo e cila me ligj u takon.

Nga këtu edhe rregullimi në nenin 52 të abroguar nga Marrëveshja kolektive në nivelin e punëdhënësit, që drejtori një herë në muaj ta përcaktojë vlerën e pikës së rrogës së plotë, nuk është në përputhje me nenin 37 C të Ligjit për ndërmarrje publike që drejtorit të ndërmarrjes publike i jep të drejtën që vlerën e pikës ta përcaktojë vetëm lidhur me rrogën bazë. Rrjedhimisht, marrëveshja kolektive nuk është në përputhshmëri edhe me nenin 88 të Ligjit për nëpunësit administrativ për të cilët, vlera e pikës përcaktohet çdo vit me vendim të themeluesit.

Duke u nisur nga ajo se, Gjykata Kushtetuese me vendimin e theksuar ka abroguar nenin 52 të Marrëveshjes kolektive të NP “Pyjet kombëtare”, edhe me atë e ka vënë në fuqi juridike llogaritur nga dita e botimit, respektivisht prej më datë 20.10.2020, si dhe faktin se gjykatat në Republikën e Maqedonisë së Veriut në përputhje me nenin 98 të Kushtetutës gjykojnë në bazë të Kushtetutës, të ligjeve dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara në përputhje me Kushtetutën, ndërsa vendi dhe roli i marrëveshjeve kolektive është përcaktim kushtetues – juridik në rendin juridik të shtetit, pranë të cilës në përputhje me nenin 32 paragrafi 5 të Kushtetutës, është lënë, realizimi i të drejtës së të punësuarve dhe pozita e tyre juridike të rregullohet me ligj dhe me marrëveshje kolektive dhe me faktin se në përputhje me nenin 51 paragrafi 1 të Kushtetutës, ligjet medoemos duhet të miratohen në përputhje me Kushtetutën, ndërsa të gjitha rregullat e tjera me Kushtetutën dhe me ligjin, por edhe me kohën e vleftës së tyre, Gjykata supreme, me miratimin e këtij mendimi juridik parimor realizon funksionin e vet kushtetues për unifikimin e zbatimit të ligjeve nga ana e gjykatave.

Në këtë drejtim, Mendimi juridik parimor shkarkon konfliktin ndërmjet të drejtave të përcaktuara të cilat organi i udhëheqjes në Ndërmarrjen publike i ka në përputhje me Marrëveshjen kolektive, ndërsa në kohën e vlefshmërisë së marrëveshjes kolektive miratohet ligj, me të cilin ato të drejta kufizohen, si në rastin kur me ligj tërësisht janë rregulluar çështjet e lidhura me rrogat dhe me kompensimet e rrogës

dhe vlerën e pikës për nëpunësit administrativ, që në vete len mundësi të vetme në rendin juridik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ato të drejta të zbatohet ligji.

Për këto arsye, Seanca e përgjithshme me shumicë të votave miratoi këtë mendim juridik parimor.

GJYKATA SUPREME E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT SEANCA E PËRGJITHSHME


Did you find this article useful?