Lejueshmëria e revizionit në konteste për përgjegjësi civile për ofendim dhe shpifje


Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Seancën e përgjithshme të mbajtur më 12.10.2021, duke shqyrtuar për propozimin e Sektorit të veprave civile, të parashtruar në bazë të nenit 61 paragrafi 1 të Rregullores së punës, të Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me nenin 101 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të nenit 37 paragrafi 1 të Ligjit për gjykatat (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 58/2006...96/2019), miratoi:

MENDIM JURIDIK PARIMOR

Në kontestet e përgjegjësisë civile për ofendim dhe shpifje kur është theksuar kërkesë jo monetare dhe kërkesë me para, lejueshmëria e revizionit do të vlerësohet sipas vlerës së lëndës së kontestit për çdo kërkesë të veçantë, sipas nenit 372 paragrafi 2 të Ligjit për procedurë kontestimore.

Arsyetim

Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si gjykatë më e lartë që siguron unitetin në zbatimin e ligjeve nga ana e gjykatave, në Seancën e përgjithshme konstatoi se nevojitet miratim i mendimit juridik parimor për çështjen e lejueshmërisë së revizionit në procedurat e Ligjit për përgjegjësi civile për ofendim dhe shpifje (“Gazeta zyrtare e RM” nr. 143 të datës 14.11.2012), ne rastet kur krahas kërkesës jo monetare është theksuar edhe kërkesë me para për kompensimin e dëmit, çështje kjo që është me rëndësi për sigurimin e unitetit në zbatimin e ligjit të theksuar nga ana e gjykatave në korrelacion me Ligjin për procedurë kontestimore.

Në nenin 1 të Ligjit për përgjegjësi civile për ofendim dhe shpifje, qëndron se më këtë ligj rregullohet përgjegjësia civile për dëmin e shkaktuar ndaj nderit dhe prestigjit të personave fizik dhe juridik.

Sipas nenit 6 paragrafi 1 nga i njëjti ligj, për ofendim përgjigjet ai që me qëllim që të nënçmojë me deklaratë, sjellje, publikim ose mënyrë tjetër do të shprehë për tjetrin mendim nënçmues, me të cilin cenohet nderi dhe prestigji i tij, kurse sipas paragrafit 3 nga i njëjti nen, paditësi gjatë paraqitjes së padisë është i lirë të vendosë kundër cilit do të ngritë padi për përcaktimin e përgjegjësisë dhe kompensimin e dëmit.

Në nenin 16 paragrafi 1 të ligjit të theksuar qëndron se, kompensimi duhet të jetë proporcional me dëmin e shkaktuar dhe ta përfshijë dëmin jo material të shkaktuar ndaj nderit dhe prestigjin e të dëmtuarit, si dhe dëmin e dëshmuar material si dëm të vërtetë dhe fitim të humbur.

Sipas nenit 19 paragrafi 1 të Ligjit për përgjegjësi civile për ofendim dhe shpifje procedura ngritët me padi për përcaktimin e përgjegjësisë dhe kompensimit të dëmit për ofendim dhe shpifje, të parashtruar nga personi i dëmtuar fizik ose juridik ose përfaqësuesi ose kujdestari i tij ligjor, kurse sipas nenit 4 paragrafi 2 nga i njëjti ligj në procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë për ofendim dhe shpifje dhe kompensimin e dëmit zbatohen dispozitat e Ligjit për marrëdhënie obliguese, Ligjit për procedurë kontestimore dhe Ligjit për përmbarim.

Ligji për procedurë kontestimore (“Gazeta zyrtare e RM” nr.79/2005 ...124/2015) në nenin 28 paragrafi 1 ka përcaktuar se nëse për përcaktimin e përbërjes së gjyqit, e drejta e paraqitjes së revizionit edhe në rastet e tjera të parapara me këtë ligj është vlerë e arsyeshme e lëndës së kontestit, ndërsa si vlerë e lëndës në kontest merret parasysh vetëm vlera e kërkesës kryesore.

Në nenin 30 paragrafi 1 nga i njëjti ligj, qëndron se nëse një padi kundër të paditurit të njëjtë përfshin më shumë kërkesa që bazohen në bazë të njëjtë faktike e juridike, vlera përcaktohet sipas shumës së vlerës së të gjitha kërkesave, kurse në paragrafin 2 nga i njëjti nen qëndron se nëse kërkesat në padi dalin nga bazë të ndryshme, ose janë paraqitur kundër më tepër të paditurve, vlera përcaktohet sipas vlerës së çdo kërkese të veçantë.

Sektori i veprave civile pranë Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e mbajtur të datës 23.05.2015 ka miratuar mendim juridik sipas të cilës në konteste që kanë të bëjnë kërkesat jo materiale, vlerë e arsyeshme është ajo që paditësi e ka shënuar në padinë dhe për të cilën shumë është paguar taksë gjyqësore, nëse përcaktimi i vlerës së kontestit nuk është rregulluar në tjetër mënyrë me Ligjin për procedurë kontestimore. Kur bëhet fjalë për kërkesë me para, vlera e lëndës së kontestit duhet të përcaktohet sipas vlerës së kërkesës kryesore.

Nga këtu, kur me padinë e parashtruar sipas nenit 19 të Ligjit për përgjegjësi civile për ofendim dhe shpifje, kërkohet përcaktimi i përgjegjësisë për ofendim dhe shpifje si kërkesë jo materiale dhe kompensim të dëmit të shkaktuar me atë shpifje dhe ofendim si kërkesë me para, rrjedh se në kuptim të nenit të cituar 30 paragrafi 2 të Ligjit për procedurë kontestimore, vlera e lëndës së kontestit përcaktohet veçanërisht për kërkesën jo materiale dhe veçanërisht për kërkesën me para, ndërsa lejueshmëria e revizionit do të vlerësohet sipas vlerës së çdo kërkese të veçantë. Kjo për shkak se, më tepër kërkesa për padi të vendosura në kuptim të nenit 30 paragrafi 1 të Ligjit për procedurë kontestimore, bazohen në bazë të njëjtë juridike, por jo edhe në të njëjtën bazë juridike, siç është shënuar në të njëjtin nen.

Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Seanca e përgjithshme


Did you find this article useful?