Lejueshmëria e revizionit në procedurat për mbrojtjen nga diskriminimi


Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Seancën e përgjithshme të mbajtur më 28.04.2021, duke shqyrtuar për propozimin e Sektorit të veprave civile të parashtruar në bazë të nenit 61 paragrafi 1 të Rregullores së punës së Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë, sipas nenit 101 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të nenit 37 paragrafi 1 pika 1 të Ligjit për gjykatat (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 58/2006...96/2019), me shumicë votash, miratoi këtë:

MENDIM JURIDIK PARIMOR

Në kontestet për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi kur është theksuar kërkesa në para dhe jo në para, lejueshmëria e revizionit do të vlerësohet sipas vlerës së sendit kontestues për secilën kërkesë veçmas sipas nenit 372 paragrafi 2 të Ligjit për procedurë kontestimore.

Arsyetim

Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si gjykatë më e lartë në Republikë që siguron barazinë në zbatimin e ligjeve nga ana e gjykatave, në seancën e përgjithshme konstatoi se nevojitet miratimi i mendimit juridik parimor për çështjen e lejueshmërisë së revizionit në procedurat sipas Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi (“Gazeta zyrtare e RM 50/2010..2018), në rastet kur krahas kërkesës jo në para theksohet edhe kërkesa në para për kompensimin e dëmit, çështje kjo që është e rëndësishme për sigurimin e barazisë në zbatimin e ligjit të cekur nga ana e gjykatave në korrelacion me Ligjin për procedurë kontestimore.

Në fakt, Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi (“Gazeta zyrtare e RM 50/2010...2018), në nenin 34 i jep të drejtë personit i cili konsideron se për shkak të diskriminimit i është cenuar ndonjë e drejtë që të parashtrojë aktpadi në gjykatën kompetente. Në procedurë në mënyrë përkatëse zbatohen dispozitat e Ligjit për procedurë kontestimore.

Sipas nenit 36 paragrafi 1 të këtij ligji, me padinë mund të kërkohet që : 1) të vërtetohet se i padituri e ka cenuar të drejtën e trajtimit të barabartë të paditësit, respektivisht veprimi që e ka ndërmarrë ose lëshuar, mundet drejtpërsëdrejti të sjellë cenimin e të drejtave të barazisë në mënyrën e veprimit; 2) të ndalohet ndërmarrja e veprimeve me të cilat cenohet ose mund të cenohet e drejta e paditësit për veprim të barabartë, respektivisht të kryhen veprime me të cilat evitohen diskriminimi ose pasojat e tij; 3) të kompensohet dëmi material dhe jo material, i shkaktuar me cenimin e të drejtave të mbrojtura me këtë ligj dhe 4) të shpallet në mediume aktgjykimi me të cilin vërtetohet cenimi i të drejtave të veprimit të barabartë, me shpenzimet e

të paditurit, ndërsa sipas paragrafit 2 nga e njëjta dispozitë ligjore, kërkesat nga paragrafi (1) i këtij neni, mund të paraqiten së bashku me kërkesat për mbrojtjen e të drejtave tjera, për të cilat vendoset në procedurë kontestimore, nëse të gjitha kërkesat janë në lidhje të ndërsjellë dhe nëse gjykata e njëjtë është kompetente reale për ato, pa marrë parasysh nëse për ato kërkesa është përcaktuar vendimmarrje në procedurë të përgjithshme ose të veçantë kontestimore.

Nga këtu, buron se në kontestet për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi vet ligji material ka lënë në dispozicion të paditësit, që kërkesë padinë mund ta parashtrojë me padi deklarative ose me padi për konstatimin e cenimit dhe me padi kondemnatore ose padi me veprim të caktuar përfshirë këtu edhe kërkesën për kompensimin e dëmit të shkaktuar me cenimin e të drejtave të mbrojtura me Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi.

Ligji për procedurë kontestimore (“Gazeta zyrtare e RM” nr.79/2005...124/2015), në nenin 28 paragrafi 1 shënon, kur nëse për përcaktimin e përbërjes së gjyqit, e drejta e paraqitjes së revizionit edhe në rastet e tjera të parapara në këtë ligj është vlerë e arsyeshme e lëndës së kontestit, si vlerë e lëndës në kontest merret parasysh vetëm vlera e kërkesës kryesore.

Neni 30 paragrafi 1 nga i njëjti ligj parasheh se, nëse një padi kundër të paditurit të njëjtë përfshin më shumë kërkesa që bazohen në bazë të njëjtë faktike e juridike, vlera përcaktohet sipas shumës së vlerës së të gjitha kërkesave, ndërsa në paragrafin 2, nëse kërkesat në padi dalin nga bazë të ndryshme, ose janë paraqitur kundër më tepër të paditurve, vlera përcaktohet sipas vlerës së çdo kërkese të veçantë.

Sektori i veprave civile pranë Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë, në seancën e mbajtur më 23.02.2015 ka miratuar mendim juridik, sipas së cilës, në kontestet që kanë të bëjnë me kërkesat jo në para, vlerë e arsyeshme është ajo të cilën e ka shënuar paditësi në padinë dhe për të cilën shumë është paguar taksë gjyqësore, nëse caktimi i vlerës së kontestit nuk është rregulluar në tjetër mënyrë me Ligjin për procedurë kontestimore. Kur bëhet fjalë për kërkesë në para, vlera e sendit të kontestit duhet të caktohet sipas vlerës së kërkesës, për të cilën është referuar Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë në vendimin Rev1.nr.1349/2010 nga 23.02.2011 sipas të cilës, në rastet kur lëndë e kontestit është kërkesa në para, vlera e sendit të kontestit përcaktohet sipas vlerës së kërkesës kryesore, pavarësisht nga vlera e sendit të kontestit, të cilën e ka caktuar paditësi në padinë.

Nga këtu, në rastet kur theksohet kërkesa jo në para sipas njërës nga bazat e parapara në nenin 36 paragrafi 1 të Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi dhe kërkesa në para për kompensimin e dëmit, të shkaktuar me cenimin e të drejtave të mbrojtura me këtë ligj, vlera e sendit të kontestit duhet të përcaktohet veçmas për kërkesën jo në para dhe veçmas për kërkesën në para, gjë kjo që do të ndikojë në lejueshmërinë e revizionit për secilën kërkesë.

E drejta e deklarimit të revizionit është e kufizuar sipas vlerës së sendit të kontestit të pjesës së aktgjykimit të hedhur poshtë me nenin 372 paragrafi 2 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurë kontestimore (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë numër 116/2010”) shumë kjo e cila duhet të tejkalon 1.000.000,00. Por vlera e sendit të kontestit nuk do të jetë me ndikim ndaj lejueshmërisë së revizionit në kontestet, në të cilat në procedurat e ankesave gjykata e shkallës së dytë e ka ndryshuar aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë duke qenë se me përjashtim nga paragrafi 2 i dispozitës së theksuar ligjore, revizioni është çdoherë i lejuar.

Kur bëhet fjalë për kërkesën për kompensimin e dëmit të shkaktuar me cenimin e të drejtave të mbrojtura me Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, ndërsa sipas vlerës së sendit të kontestit, shuma është në lartësi që i përgjigjet kriterit të vlerës së kontesteve me vlerë të vogël, revizioni nuk do të lejohet. Kjo, duke qenë se në paragrafin 5 të nenit 372 nga Ligji i theksuar për procedurë kontestimore, dispozita e paragrafit 2 të këtij neni nuk zbatohet në ato konteste për të cilat me këtë ose me tjetër ligj prerazi është caktuar se për ta revizioni nuk është i lejuar, siç është rasti me procedurat për kontestet me vlerë të vogël, ku ka dispozitë të shqiptuar në nenin 438 paragrafi 4 të Ligjit për procedurë kontestimore se revizioni nuk është i lejuar. Në mbështetje të së theksuarës është miratuar mendimi juridik i Sektorit të veprave civile të Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë, në seancën e mbajtur më 04.07.20214 sipas të cilës, revizioni nuk është i lejuar kur procedura është zbatuar sipas rregullave (të përgjithshme), të procedurës së rregullt kontestimore ose të ndonjë lloji tjetër të procedurës së posaçme kontestimore për kontestet e vlerës së vogël, ndërsa sipas vlerës së sendit të kontestit, shuma është në lartësi që i përgjigjet kriterit të kontesteve nga vlera e vogël.

Për këto arsye, Seanca e përgjithshme me shumicë votash miratoi këtë mendim juridik parimor.

Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut Seanca e përgjithshme


Did you find this article useful?