Çfarë mund të shpresohet të arrihet?


Në rast se Gjykata arrin në përfundimin se ka pasur shkelje, ajo mund të vendosë t’ju jepet një shpërblim i drejtë , që përbën një kompensim financiar për dëmin që keni pësuar. Gjithashtu, Gjykata mund t’i kërkojë shtetit përkatës t’ju rimbursojë shpenzimet që keni bërë për të paraqitur çështjen tuaj në Gjykatë. Në rast se Gjykata arrin në përfundimin se nuk ka pasur shkelje, ju nuk do të duhet të paguani shpenzime të tjera (për shembull shpenzimet e kryera nga Shteti i paditur).

Lutemi vini re:

Gjykata nuk ka të drejtë të rrëzojë vendimet ose ligjet vendase.

Gjykata nuk është përgjegjëse për zbatimin e vendimeve të saj. Pasi ka dhënë vendimin, përgjegjësia i kalon Komitetit të Ministrave3 të Këshillit të Evropës, i cili ka për detyrë të mbikqyrë ekzekutimin dhe të marrë masat që kompensimi të paguhet. 

3 Komiteti i Ministrave përbëhet nga Ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve anëtare ose përfaqësuesit e tyre.


Did you find this article useful?