Çfarë nuk mund të bëjë Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut?


Gjykata nuk vepron si gjykatë apeli kundrejt gjykatave vendase. Ajo nuk i rigjykon çështjet, nuk hedh poshtë, nuk ndryshon apo rishikon vendimet e tyre.

Gjykata nuk ndërhyn drejtpërdrejt në emrin tuaj tek autoriteti për të cilin jeni ankuar. Megjithatë, në rrethana përjashtimore, Gjykata mund të miratojë marrjen e masave të përkohshme. Praktika ka treguar se ajo e bën këtë vetëm kur integriteti fizik i kërkuesit rrezikohet seriozisht.

Gjykata nuk do t’ju ndihmojë të gjeni ose të paguani avokat për përpilimin e kërkesës tuaj.

Gjykata nuk mund t’ju japë informacion për dispozitat ligjore në fuqi në shtetin kundër të cilit drejtohen ankesat tuaja.


Did you find this article useful?