Afati për ngritjen e akuzës nga ana e PP për ndjekje të veprave penale që kanë të bëjnë dhe që rrjedhin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve


Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e përgjithshme të mbajtur më 30.1.2019, duke shqyrtuar sipas iniciativave të avokatëve, Boro Tasevski dhe Elenko Millanov, të parashtruar në bazë të nenit 6 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të gjykatave (Gazeta zyrtare e RM nr.83/18), konstatoi në vijim:

MENDIM PARIMOR JURIDIK

Prokuroria publike për ndjekje të veprave penale, që kanë të bëjnë dhe të cilat rrjedhin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve, mund të ngre akuzë ose të urdhërojë ndërprerjen e procedurës hetuese, në periudhën jo më gjatë se 18 muaj nga dita e marrjes së lëndëve dhe materialet nga kompetenca e saj si kusht akumulimi, që nuk mund të tejkalohet llogaritur nga dita e pranimit të materialeve për ndjekje pa autorizim të komunikimeve nga neni 2 të Ligjit të Prokurorisë publike për ndjekje të veprave penale, që kanë të bëjnë dhe të cilat rrjedhin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve, edhe pas skadimit të atij afati prej 18 muaj, nuk është paditës i autorizuar për marrjen përsipër të punëve prokurore publike të veprimeve para hetuese dhe hetuese, të parapara me Ligjin për procedurë penale.


Did you find this article useful?