Lejueshmëria e revizionit në konteste për përgjegjësi civile për ofendim dhe shpifje


Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Seancën e përgjithshme të mbajtur më 28.04.2021, duke shqyrtuar për propozimin e Sektorit të veprave civile, të parashtruar në bazë të nenit 61 paragrafi 1 të Rregullores së punës së Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë, sipas nenit 101 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të nenit 37 paragrafi 1 pika 1 të Ligjit për gjykatat (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 58/2006...96/2019), me shumicë të votave, miratoi:

MENDIM JURIDIK PARIMOR

Revizioni i parashtruar kundër aktgjykimit të shkallës së dytë nga neni 372 paragrafi 4 të Ligjit për procedurë kontestimore, i cili edhe pse i plotëson kushtet ligjore të kësaj dispozite ligjore, por është i lejuar nga gjykata e shkallës së dytë në kundërshtim me nenin 372 paragrafi 5 të këtij neni, në konteste për të cilat padyshim është caktuar se për ato revizioni nuk është i lejuar, refuzohet si i pabazë.

Arsyetim

Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që është gjykatë më e lartë në Republikë dhe siguron barazinë në zbatimin e ligjeve nga ana e gjykatave vëren se nga ana e gjykatave të shkallës së dytë lejohet revizion me përjashtim të nenit 372 paragrafi 4 të Ligjit për procedurë kontestimore, por në kundërshtim me nenin 372 paragrafi 5 nga i njëjti ligj, në konteste për të cilat padyshim është caktuar se për ato nuk lejohet revizion, siç janë kontestet me “vlerë të vogël”, me ç’ rast konstatoi nevojën për miratimin e mendimit juridik parimor për mënyrën e vendimmarrjes sipas revizionit të deklaruar të tillë, i cili është lejuar nga gjykata e shkallës së dytë, për harmonizimin e praktikës gjyqësore dhe sigurimin e barazisë në zbatimin e dispozitave të theksuara ligjore të Ligjit për procedurë kontestimore.

Sipas nenit 372 paragrafi 2 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për procedurë kontestimore (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë numër 116/2010”), palët mund të deklarojnë revizion kundër aktgjykimit të shkallës së dytë, nëse shuma e lëndës së kontestit të pjesës së hedhur poshtë të aktgjykimit tejkalon 1.000.000 denarë. Në paragrafin 3, janë të parapara përjashtime nga paragrafi 2, kur revizioni çdo herë lejohet pa marrë parasysh vlerën e kontestit: në kontestet për mbajtje, në kontestet për kompensim të dëmit për shkak të vdekjes së dhënësit të mbajtjes, në kontestet e marrëdhënieve të punës me rastin e ndërprerjes së marrëdhënies së punës, në kontestet për mbrojtjen e të drejtës së autorit përveç kërkesave kontestimore në të holla në këtë bazë, në kontestet që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe përdorimin e zbulimeve dhe përparimeve tjera teknike, mostrave, modeleve dhe vulave dhe të drejtës së përdorimit të firmës ose emrit, si dhe në kontestet e garave jo korrekte dhe sjelljeve monopoliste përveç kërkesave kontestimore në para në atë bazë dhe në kontestet në të cilat në procedurën për ankesa, gjykata e shkallës së dytë e ka ndryshuar aktgjykimin e shkallës së dytë.

1

Në dispozitën e nenit 372 paragrafi 4 të këtij ligji, është paraparë revizion me përjashtim që është i lejuar edhe kundër aktgjykimit të shkallës së dytë kundër të cilit nuk mund të deklarohet revizion sipas paragrafit (2) të këtij neni, nëse gjykata e shkallës së dytë në shqiptimin e aktgjykimit që e ka miratuar, këtë e ka lejuar. Gjykata e shkallës së dytë, mund të lejojë revizion me konkretizimin e përfshirjes së çështjes juridike e cila do të iniciohej para Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë, nëse vlerëson se vendimi në kontest varet nga zgjidhja e ndonjë çështje materiale – juridike ose çështje procedurale – juridike që është e rëndësishme për sigurimin e zbatimit të unifikuar të ligjit dhe barazimin e praktikës gjyqësore. Në arsyetimin e aktgjykimit, gjykata e shkallës së dytë është e detyruar që të theksojë për cilën çështje juridike e ka lejuar revizionin dhe t’i theksojë vendimet të cilat e tregojnë zbatimin jo të barabartë të ligjit, si dhe t’i arsyetojë shkaqet për të cilat vlerëson se kjo është e vlefshme për sigurimin e zbatimit të unifikuar të ligjit dhe barazimin e praktikës gjyqësore.

Por, neni 372 paragrafi 5 të këtij ligji, shënon se dispozitat e paragrafëve 2 dhe 4 të këtij ligji nuk zbatohen në ato konteste për të cilat me këtë apo me ligj tjetër padyshim është përcaktuar se për ato nuk lejohet revizion, ndërsa të atillë janë edhe kontestet nga “vlera e vogël”, në të cilat konteste sipas nenit 438 paragrafi 4 të këtij ligji, padyshim është përcaktuar se nuk është i lejuar revizioni kundër vendimit të plotfuqishëm në gjykatën e shkallës së dytë.

Në nenin 383 paragrafi 2 të këtij ligji është paraparë mënyra në të cilën vendos gjykata revizore për revizion të deklaruar kundër aktgjykimit të shkallës së dytë sipas nenit 372 paragrafi 4 të këtij ligji, revizionin e këtillë do ta hedh poshtë me aktvendim gjyqtari referues, dhe nëse ai nuk e bën këtë, këshilli i gjykatës revizore, nëse vërteton se ajo nuk është deklaruar për arsye të çështjes juridike për arsye të së cilës është lejuar edhe sipasparagrafit 3, revizionin e deklaruar kundër aktgjykimit të shkallës së dytë nga neni 372 paragrafi 4 i këtij ligji, këshilli i gjykatës revizore nuk do ta hedh poshtë edhe nëse vlerëson se çështja juridike për arsyen për të cilën ajo është deklaruar nuk ka rëndësi për sigurimin e zbatimit të unifikuar të ligjit dhe barazimin e praktikës gjyqësore.

Nga përmbajtja e dispozitave të theksuara ligjore buron se edhe nëse revizioni i cili është i lejuar nga gjykata e shkallës së dytë i plotëson kushtet të cilat i ka shënuar neni 372 paragrafi 4 i Ligjit për procedurë kontestimore, ndërsa ashtu gjykata e shkallës së dytë në shqiptimin e aktgjykimit të sjellë ka lejuar deklarimin e revizionit me përjashtim, është konkretizuar përfshirja e çështjes juridike e cila do të iniciohej para Gjykatës supreme, nëse vlerëson se vendimi në kontest varet nga zgjidhja e ndonjë çështje materiale – juridike ose çështje procedurale – juridike që është e rëndësishme për sigurimin e zbatimit të unifikuar të ligjit dhe barazimin e praktikës gjyqësore, ndërsa në arsyetimin e aktgjykimit gjykata e shkallës së dytë ka theksuar vendimet të cilat e tregojnë zbatimin jo të barabartë të ligjit, si dhe t’i arsyetojë shkaqet për të cilat vlerëson se kjo është vlefshme për sigurimin e zbatimit të unifikuar të ligjit dhe barazimin e praktikës gjyqësore, nëse bëhet fjalë për kërkesë për të cilën sipas kriterit të vlerës paraqet “kontest me vlerë të vogël”, revizioni i këtillë nuk do të jetë i bazuar duke qenë se sipas nenit 372 paragrafi 5 të këtij ligji që shënon se dispozitat e paragrafëve 2 dhe 4 të këtij neni nuk zbatohen në ato konteste për të cilat me këtë apo me ligj tjetër padyshim është i përcaktuar se për ato revizion nuk është i lejuar, ndërsa konteste të tilla me “vlerë të vogël”, në të cilat konteste sipas nenit 438 paragrafi 4 të këtij ligji, padyshim është përcaktuar se nuk lejohet revizion kundër vendimit të plotfuqishëm të gjykatës së shkallës së dytë.

Revizioni i këtillë do të refuzohet si i pabazë duke qenë se bazë e vetme ligjore për hedhjen poshtë të revizionit kundër aktgjykimit sipas nenit 372 paragrafi 4 përfshihet në dispozitën e nenit 383 paragrafi 2 të LPP e cila përcakton se revizioni i parashtruar kundër

2

aktgjykimit të shkallës së dytë sipas nenit 372 paragrafi 4 të këtij ligji do ta hedh poshtë me aktvendim gjykata revizore nëse vërteton se ai nuk është deklaruar për shkak të çështjes juridike për të cilën është i lejuar dhe për shkak se ai është i lejuar nga gjykata e shkallës së dytë në suaza të autorizimit të tij ligjor.

Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut Seanca e përgjithshme

3


Did you find this article useful?