Përgjegjësia e dëmit të shkaktuar e shfrytëzuesve të rrugëve shtetërore


Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Mbledhjen e përgjithshme të mbajtur më 17.06.2019, duke shqyrtuar sipas propozimit të Sektorit të praktikës gjyqësore nga mbledhja e mbajtur më 16.10.2018, të parashtruar në bazë të nenit 61 paragrafi 1 të Rregullores së punës të Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë, në përputhje me nenin 37 paragrafi 1 pika 1 të Ligjit të gjykatave (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë “ numër 58/2006, 35/2008, 150/2010, 83/2018, 198/2018 dhe 96/2019), me shumicë të votave, konstatoi në vijim:

MENDIM PARIMOR JURIDIK

Personi juridik që në bazë të marrëveshjes i janë lëshuar punët për mirëmbajtjen e rrugëve shtetërore, përgjigjet për dëmin që do t’ ju shkaktohet shfrytëzuesve të rrugëve shtetërore për shkak të lëshimit të afatit për realizimin e punëve të nevojshme dhe marrjen përsipër të masave përkatëse për mirëmbajtjen e rrugëve shtetërore.

Arsyetim

Duke u nisur nga obligimi kushtetues për sigurimin e barazisë në zbatimin e ligjeve nga ana e gjykatave dhe nga e konstatuara se në rajonin e katër gjykatave të apelit ekzistojnë vendime jo të qëndrueshme lidhur me zbatimin e dispozitave të Ligjit për rrugët publike dhe Ligjit për marrëdhëniet obliguese në kontestet për kompensim të dëmit, Mbledhja e përgjithshme gjeti se nevojitet që me instrumentet juridike të siguroj barazi në zbatimin e ligjeve dhe vënien e praktikës gjyqësore.

1

Instituti juridik, shkaktimi i dëmit, është rregulluar me dispozitat në pjesën 2 të Ligjit për marrëdhënie obliguese, megjithatë është lënë mundësia edhe me ligje tjera si lex specialis të rregullohen çështje të veçuara lidhur me këtë institut juridik, specifike për marrëdhëniet që rregullohen me ligjin special.

Ndaj marrëdhëniet obliguese që rregullohen me marrëveshje ndërkombëtare dhe me ligje tjera zbatohen dispozitat e Ligjit për marrëdhënie obliguese në çështjet që nuk janë rregulluar me atë ligj ose me marrëveshje ndërkombëtare.

Pyetja juridike është: Kush është përgjegjës për dëmin që do t’ ju shkaktohet shfrytëzuesve të rrugëve shtetërore për shkak të lëshimit të afatit për realizimin e punëve të nevojshme dhe marrjen përsipër të masave përkatëse për mirëmbajtjen e rrugëve shtetërore? A është përgjegjëse Ndërmarrja publike e rrugëve shtetërore ose Ndërmarrja publike për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale “Rrugët e Maqedonisë” Shkup ose ekziston përgjegjësia solidare e të dy ndërmarrjeve publike.

Me Ligjin për rrugët publike (“Gazeta zyrtare e RM” nr.84/2008, 52/2009, 114/2009, 124/10, 23/11, 53/11, 44/12, 168/12, 163/13, 187/13, 39/14, 42/14, 166/14, 44/15, 116/15, 150/15, 31/16, 7/16 dhe 163/16) rregullohen kushtet dhe mënyra e drejtimit, planifikimit, ndërtimit, rikonstruksionit, rehabilitimit, mirëmbajtjes, mbrojtja e rrugëve shtetërore dhe mbikëqyrja e rrugëve shtetërore. Në nenin 4 të ligjit është përcaktuar kuptimi i shprehjeve të veçanta që përdoren sipas ligjit, sipas të cilit nën termin “rrugë” nënkuptohet objekti i qarkullimit në të cilin kryhet qarkullimi, “rrugë publike” është rruga e cila është caktuar si rrugë publike dhe mund të jetë shtetërore ose komunale, “rrugë e shtetit” është rruga publike e kategorizuar si autostradë, rrugë ekspres, rrugë magjistrale dhe rajonale të kategorisë së parë dhe të dytë.

Planifikimi, ndërtimi, rikonstruksioni, rehabilitimi, mirëmbajtja dhe mbrojtja e rrugëve publike janë çështje me interes publik. Për realizimin e çështjeve me interes publik dhe për udhëheqjen me rrugët shtetërore, Qeveria themelon Ndërmarrjen publike (Ndërmarrjen publike për rrugë shtetërore) sjell programin pesëvjeçar me të cilin përcaktohet zhvillimi dhe mirëmbajtja e rrugëve shtetërore.

2

Punët e ndërtimit, rikonstruksionin, rehabilitimin, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve komunale i realizojnë komunat, gjegjësisht Qyteti i Shkupit. Me përjashtim të rasteve nga fatkeqësitë elementare dhe fatkeqësi të tjera, për të cilat është sjellë vendim për gjendje krize nga ana e Qeverisë, punët për rehabilitimin dhe rikonstruksionin e rrugëve komunale dhe rrugëve, mund ta realizojë edhe Ndërmarrja publike e themeluar nga Qeveria.

Sipas dispozitës së nenit 34 paragrafi 1 të Ligjit për rrugë publike, me punë për mirëmbajtjen e rrugëve publike në kuptim të ligjit nënkuptohen punët e mirëmbajtjes së rregullt, të mirëmbajtjes periodike dimërore dhe ndërhyrëse. Sipas paragrafit 2 të këtij neni, punët nga paragrafi 1 të këtij neni për rrugët shtetërore, Ndërmarrja publike me marrëveshje mund t’ua japë për realizim ndonjë ndërmarrje tjetër publike të themeluar nga Republika e Maqedonisë ose personave juridik të regjistruar për kryerjen e këtyre punëve, të përzgjedhur përmes shpalljes publike në përputhje me ligjin.

Përgjigja e pyetjes juridike: Kush është përgjegjës për dëmin që do t’ ju shkaktohet shfrytëzuesve të rrugëve publike dhe rrugicave është dhënë në dispozitën e nenit 38 paragrafi 1 të Ligjit për rrugë publike, sipas të cilit për dëmin që do t’ ju shkaktohet shfrytëzuesve të rrugëve dhe rrugicave publike, për shkak të lëshimit të kohës për realizimin e punëve të nevojshme dhe të ndërmarrjes së masave përkatëse për mirëmbajtjen e rrugëve dhe rrugicave publike, përgjigjet personi juridik të cilit në bazë të marrëveshjes i janë dhënë punët për mirëmbajtjen e rrugëve dhe rrugicave publike.

Sipas paragrafit 2 të këtij neni: Republika e Maqedonisë dhe personi juridik të cilit në bazë të marrëveshjes i ngarkohen punët për mirëmbajtje të rrugëve dhe rrugicave publike, nuk përgjigjen për dëmin që do t’ ju shkaktohet shfrytëzuesve të rrugëve dhe rrugicave publike për shkak të goditjes së automjetit në kafshë, nëse shfrytëzuesi i rrugës nuk ka biletë për takse rrugore të paguar – llogari fiskale, ndërsa sipas rangut të rrugës detyrimisht paguhen takse rrugore ose nëse automjeti nuk është i regjistruar ose nëse shoferi që e drejton automjetin nuk posedon patentë shoferi.

3

Nga përmbajtja e dispozitës së nenit 38 paragrafi 1 të ligjit rrjedh se përfshirja e normës juridike është më e gjerë nga përfshirja e çështjes juridike, për arsye se ka të bëjë me rrugë publike – shtetërore ose komunale dhe rrugica – qarkullime në vende banuese të dedikuara për qarkullimin e automjeteve.

Duke marrë parasysh se Ndërmarrja publike për rrugë publike me marrëveshje ia lëshon punët për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve shtetërore ndërmarrjes publike për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve magjistrale dhe rajonale “Rrugët e Maqedonisë” - Shkup, në kuptim të dispozitës së nenit 34 paragrafi 2 të Ligjit për rrugë publike, i njëjti sipas dispozitës së nenit 38 paragrafi 1 të këtij ligji është përgjegjëse për dëmin që do t’ ju shkaktohet shfrytëzuesve të rrugëve shtetërore për arsye të lëshimit të kohës për realizimin e punëve të nevojshme dhe marrjen përsipër të masave përkatëse për mirëmbajtjen e rrugëve shtetërore.

Me dispozitën e nenit 38 paragrafi 1 të Ligjit për rrugë publike përjashtohet si përgjegjësia individuale e Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore ashtu edhe përgjegjësia solidare.

Për këto arsye, Mbledhja e përgjithshme me shumicë e konstatoi këtë mendim parimor juridik.

GJYKATA SUPREME E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

MBLEDHJA E PËRGJITHSHME


Did you find this article useful?